Trajneri Mirel Josa tregon arsyet e humbjes ndaj Egnatias

Trajneri Mirel Josa tregon arsyet e humbjes ndaj Egnatias

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 0-2 nga Egnatias.

Josa tregoi arsyet që sollën këtë humbje, ndërsa shtoi se lojtarët kryesorë dhe me eksperiencë, duhet të japin maksimumin në ekip.

Duhet të ishim më të saktë kur fitonim topin në mesfushë ose në krahët e sulmit. Ky ishte problemi kryesor që pati ekipi sot. Ne u munduam të shpreheshim kur fitonim topin, por aty duhet të ishim më efikasë. Duhet të merrnim zonat e kundërshtarit kur i linte bosh pasi mbrojtësit e krahëve dilnin lart dhe ne nga krahët duhet të sulmonim.

Pas golit i bëmë përpjekjet tona, por duhet të ishim më të qartë dhe të freskët kur dilnim përpara në 30 metrat e fundit të zonës së kundërshtarit.

Në këto momente, lojtarët kryesorë duhet të japin maksimumin në ekip. Nëse kemi mundësi të sjellim lojtarë të tjerë, ky është një problem që nuk më takon mua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy