
Mesfushori i Lillës Boubakary Soumare po i bën si duhet detyrat në kampionatin francez. ‘’ Les Dogues ‘’ janë afër rrezimit nga froni të Paris St Germain , situatë që do të shkruajë një tjetër histori në këtë kampionat . 22 vjeçari ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend dhe ia janë shtuar shanset për të qenë pjesë e ekipeve me emër në Europë . Manchester United , Paris St Germain dhe Leicester City-t po e ndjekin me kujdes Boubakary Soumaren dhe kanë filluar tratativat me Lillen për ta bërë pjesë të tyre gjatë merkatos .
41 ndeshjet e këtij sëzoni ia kanë përforcuar idetë skuadrave të sipërpërmendura se është një element që duhet ti kushtohet shumë vëmëndje sepse transferimi i tij mund të shënojë hapjen e një kapitullit të ri në repartin e mesfushës. Momentalisht interesi i tyre nuk është shoqëruar nga oferta konkrete por nuk besohet se kjo çështje do të vonojë shumë sepse Boubakary Soumare është duke lënë gjurmë të mëdha në Ligue 1 .
Ky aspekt i jep shansin e artë për ta ndërtuar të ardhmen diku tjetër pavarësisht se është një pilar fundamental për Christophe Galtier . Ky operacion ka një koefiçent të konsiderueshëm vështirësie sepse afrimi i Lilles me fitimin e kampionatit i krijon një përgjegjësi të madhe drejtuesve për të evituar me çdo kusht largimin e yjeve sepse në të kundërt do të humbnin pikë gjatë rrugës në funksion të qëndrimit në të njëjtën linjë edhe në sezonin vijues.



