Kampionati në ngërç, Liga e Futbollit nuk tërhiqet nga bojkoti

Kampionati në ngërç, Liga e Futbollit nuk tërhiqet nga bojkoti

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.

Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta - Kukësi, Vllaznia - Tirana, Bylis - Skënderbeu dhe Partizani - Laçi.

Prej tre javësh, Liga profesioniste e Futbollit ka vendosur bojkotin e kampionatit pas katër kërkesave që i ka dërguar qeverisë. Drejtuesit e Ligës synojnë ndryshimin e ligjit për sponsorizimet, si mënyra e vetme për të zgjidhur problemet financiare të klubeve. Qeveria ka caktuar grupe ekspertësh, por Liga ka kërkuar takim vetëm me kryeministrin. Së fundmi, ata kanë përgatitur një relacion me katër pika, të cilin ia kanë dërguar kryeministrit Rama.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy