Manchester City, zgjedh zëvëndësuesin e Rodrit

Manchester City, zgjedh zëvëndësuesin e Rodrit

  Largimi i mundshëm i Rodri Hernandezit nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjatë merkatos së verës i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester City-t për ti gjetur një zëvëndësues. 

Spanjolli për vite me rradhë ka patur një rol protagonisti tek ‘’ Qytetarët ‘’ dhe kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’, determinant gjatë sfidave dhe fitues i disa titujve. 

Mirëpo çdo fillim e ka edhe një fund dhe në sajë të kësaj situate traineri i anglezëve Pep Guardiola tanimë e ka gjetur zëvëndësuesin. 

Adam Wharton i Crystal Palaces e ka bindur ishi-n e Barcelonës, një ndër më të mirët e Premier Leagues pa diskutim. 

Sigurisht tek ish fituesit e Champions Leagues të fitosh një vend në formacionin titullar nuk është aspak e lehtë por eksperienca tek londinezët ka dëshmuar se është përgatitur për një sfidë të tillë.

 22 vjeçari ka një vizion të qartë për lojën, tejet i aftë sidomos në dyluftime dhe kreativ. 

Të vlerësohesh nga i famshmi ‘’ Pep ‘’ automatikisht ti rrit vlerat duke qenë se mbetet një ndër më të mirët në training. 

Interesi i Real Madridit për Rodrin konsiderohet një shqetësim në kampin e bardhekaltërve sepse e njohin shumë mirë potencialin e presidentit Florentino Perez i cili ka bërë gjithçka për të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’ ndër vite.

 Ishi i Blackburn Roversit po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Selhurst Park ‘’, i shoqëruar deri më tani me 3 asiste në 30 sfida të një niveli për tu patur zili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy