Fabian Ruiz, në listën e Real Madridit

Fabian Ruiz, në listën e Real Madridit

Ecuria shumë e mirë si me Paris St Germain ashtu edhe në këtë Europian, e ka bërë Fabian Ruizin një lojtar shumë të dëshiruar në merkaton verore.

Real Madridi ia ka hapur dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ mesfushorit, karriera e të cilit po shënon rritje.

Tek ‘’ Les Pariziens ‘’ spanjolli është një ndër të preferuarit e Luis Enriques, i cili po i jep ritmin e duhur lojës dhe i ka përmbushur me përpikmëri kërkesat e trainerit të kryeqytetasve dhe gjithashtu Luis de la Fuentes.

Europiani sigurisht ia ka përforcuar idenë Carlo Ancelottit deri më tani se duhet të ketë në dispozicion një element si 28 vjeçari gjatë vijimësisë.

Kapaciteti për të rikuperuar topa dhe precizioni në pasime rikonfirmojnë se do të jetë i padiskutueshëm sidomos për numrin një të stolit të ‘’ La Furia Rojas ‘’ deri në përfundimin e këtij kompeticioni.

Kontrata me kuq e blutë skadon në 2027-tën por futja në garë e ‘’ Galaktikëve ‘’ natyrisht i krijon një lloj sikleti fituesve në fuqi të Ligue 1.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndërkohë, prioriteti i presidentit Nasser Al Khelaifi është ngjitja e shkallëve nga Paris St Germain, deri në fitimin e Champions Leagues, objektivi kryesor i sheikut nga Katari.

Rritja në lojë gjithashtu është një impuls për mesfushën e Spanjës, një ndër kombëtaret më të mira të botës, pretendente serioze për ta fituar Europianin për të katërtën herë në histori.

Nëse vijon me këtë ritëm dhe oferta e Florentino Perezit do të jetë bindëse, ndoshta ‘’ Los Merengues ‘’ do të arrijnë ta kenë pjesë të tyre në të ardhmen e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy