
Federico Bernardeschi është largimi i radhës nga skuadra e Juventusit. Sulmuesi italian ka mbyllur bashkëpunimin me bardhezinjtë dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra kanadeze, Toronto, e cila militon në MLS.
Ky transferim është zyrtarizuar nga vetë lojtari, i cili te Toronto do i bashkohet edhe dy italianëve të tjerë, Criscito dhe Insigne, të cilët gjithashtu u transferuan aty këtë verë.
28-vjeçari ishte pjesë e Juventusit nga viti 2017, ku u transferua pasi kishte zhvilluar një sezon shumë të mirë me Fiorentinën.



