
Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi barazimin mes Partizanit dhe Egnatias, me rezultatin 1-1.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se Partizani dominoi gjithë takimin, pavarësisht se nuk fitoi, ndërsa për Egnatian tha se nuk është si më parë.
Partizani nga java e parë, është kandidate për të fituar titullin. Është në luftë me Tiranën. Kanë pasur momente të mira. Ajo që bie në sy, është se në disa raste nuk kanë ruajtur avantazhin., Ndihet mungesa e Bitrit dhe Skukës. Ka pasur shumë oshilacione të skuadrat. Kur menduam se Tirana po shkëputet, ngec edhe ajo.
Partizani luajti shumë më mirë ndaj Egnatias. Rrogozhinasit kanë disa ndeshje që nuk janë si në fazën e parë. Nuk janë brilantë si më parë. Partizani kishte një skuadër përballë, ku në lojë ishin 3 rezultatet dhe ndeshja doli barazim. Egnatia nuk luajti si e barabartë me Partizanin në fund të ndeshjes.



