Milan cakton çmimin për Leaon

Milan cakton çmimin për Leaon

 Problemet e hasura në lidhje me rinovimin e Rafael Leaos duket se i kanë ardhur në majë të hundës drejtuesve të Milanit , të cilët janë të gatshëm ti japin dritën jeshile largimit të portugezit nga ‘’ San Siro ‘’.

23 vjeçari ishte një lojtar determinant në sezonin e kaluar, në të cilin kuqezinjtë u shpallën kampionë të Serisë A dhe më pas ofertat në adresë të golashënuesit asnjëherë nuk munguan .

Italianët arritën t’ia trefishojnë rrogën , fakt që do të thotë se ishi i Lilles do të përfitontë 9 milionë euro në sezon , por si duket kjo shifër nuk ka mjaftuar për ta bindur të vijojë rrugëtimin me shtatë herë fituesit e Champions Leagues.

Megjithatë , me largimin e mundshëm të luzitanit , Milani do të përfitonte 150 milionë euro dhe duhet patur parasysh se pretendentët janë tepër cilësore dhe të fuqishëm në aspektin ekonomik , si përshembull Real Madridi apo Chelsea, ekip i cili ka filluar një tjetër etape me Todd Boehly-n në krye , objektivi i të cilit është rikthimi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ tek trofetë e rëndësishëm .

Në katër sezonet me Milanin , Rafael Leao ka treguar se është një ndër më të rrezikshmit në ofensivë dhe eksperienca e tij përmblidhet me 34 gola  në 135 sfida por kështu si kanë rrjedhur ngjarjet , e ardhmja mendohet larg Italisë .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy