Al- Hilal tenton për Saul Niguez

Al- Hilal tenton për Saul Niguez

Në kohët e fundit Arabia Saudite është shëndërruar në një destinacion për shumë lojtarë të njohur. Duke filluar nga Cristiano Ronaldo , Benzema, Kante , Ruben Neves ndër të tjerë , tashmë Al- Hilal ia ka shkelur syrin Saul Niguezit. Spanjolli nuk ka gjetur shumë hapësira tek Atletico Madridi dhe gjatë merkatos verore , e cila do të fillojë zyrtarisht në 1 korrik, mund ti japë lamtumirën ‘’ Wanda Metroplitanos ‘’. Sipas raportimeve të fundit thuhet se oferta e arabëve do të rezultojë e parefuzueshme për mesfushorin , objektivi i të cilit lidhet me qëndrimin tek madrilenët për të filluar fazën përgatitore në vigjilie të sezonit të ardhshëm . Sigurisht që në aspektin ekonomik Arabia Saudite as që ka të krahasuar me ligat europiane por në atë sportiv ende mbetet larg por transferimet në këtë kampionat kanë filluar të jenë një tendencë gjatë merkatove . Gjatë eksperiencës me Atletico Madridin 28 vjeçari numëron 44 gola dhe 21 asiste në 374 sfida , i cili nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Diego Simeones .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy