
Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mposhtur 4-0 skuadrën e Valladolid.
Katalanasit u shfaqën dominues që në fillim, duke krijuar raste të shumta për shënim. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-të, me sulmuesin e afruar me bujë këtë merkato, Robert Lewandowski. Ky i fundit ishte autor i një dopiete, teksa shënoi edhe në minutën e 64-t.
Dy golat e tjerë për Barcelonën u shënuan nga Pedri në minutën e 43 dhe Sergi Roberto në minutat e fundit. Pas 3 javëve kampionat, Barcelona mban vendin e dytë me 7 pikë.



