
Rënia drastike e Atleticos ka përfshirë shumë aktorë të këtij ekipi të cilët nuk e kanë të garantuar vazhdimësinë në ‘’ Wanda Metropolitano “ .
Uruguajani u konsiderua ndër më të mirët e Diego Simeones në sezonin e kaluar i cili kurorëzoi ‘’ Los Colchoneros ‘’ me fitimin e La Ligas por sezoni aktual nuk flet me të njëjtën gjuhë për sulmuesin .
Rindërtimi po i kushton shumë punë ‘’ El Cholos ‘’ , trainer ndër më të mirët e aktualitetit por që nuk ka mundur të gjejë formulat për të vijuar të njëjtën rrugë dhe sigurisht ky hap fals ndikon tek yjet e ekipit.
Megjithatë në kohët e fundit 35 vjeçari e ka menduar seriozisht largimin nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe të fillojë një eksperiencë të re larg Europës , në një kampionat që do të përballohet ndryshe nga ‘’ El Pistolero ‘’.
Amerika mbetet një opsion interesant dhe sipas gazetarit Ekrem Onur disa ekipe i kanë ndezur motorrët për yllin e kombëtares ‘’ Charrua ‘’ dhe gjithashtu Corinthians , ndër ekipet më të shquara të Brazilit.
Një lojtar i tillë është shumë e vështirë të gjindet në kohët e sotme por kryqytetasve si mbetet opsion tjetër veçse të gjejnë me shpejtësi një zëvëndësues të denjë sepse e ardhmja parashikohet shumë e vështirë.



