
Atletico Madridi ka hedhur një tjetër hap shpresëdhënës në këtë merkato verore . ‘’ Los Colchoneros ‘’ prej kohësh ndiqnin sulmuesin e Hertha Berlinit Matheus Cunha dhe tashmë braziliani do të vihet nën urdhërat e Diego Simeones . Karakteristikat e 22 vjeçarit përputhen siç duhet me mënyrën e lojës së kryeqytetasve të cilët i pret një luftë e ashpër për mbrojtjen e titullit të La Ligas dhe performancës dinjitoze në Champions League .
Operacioni në fjalë është mbyllur për një shifër rreth 25-30 milionë eurosh dhe do ta mbajë Matheus Cunha-n lidhur me ‘’ Wanda Metropolitanon ‘’ deri në 30 qershorin e 2026-tës .
Polivalenca e tij është vlerësuar shumë nga i famshmi ‘’ El Cholo ‘’ sepse do të pasurojë lojën e kampionëve në fuqi të La Ligas dhe do ti japë një shtysë më tepër drejt portave kundërshtare.
Drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë shumë besim se kjo blerje do ti japë shumë shpejt efektet për arsye se Matheus Cunha konsiderohet ndër lojtarët më premtues në qarkullim i cili do të ketë peshën e përfaqësimit të një ndër kockave më të forta të Spanjës dhe më gjerë pa harruar se do të drejtohet nga një trainer që ka impresionuar me shpirtin e garës në tërë këto vite tek Atletico Madridi .
Pavarësisht talentit që nuk ka nevojë për koment, Matheus Cunha do të ketë privilegjin e drejtimit nga argjentinasi i cili është traineri më i suksesshëm në historinë e spanjollëve .



