
Me një sezon për tu harruar të cilin e finalizoi në vendin e 8- të , Arsenali kërkon ti lërë pas zhgënjimet dhe të startojë me këmbën e mbarë sezonin pasardhës . Por për plotësimin e këtij objektivi është i rëndësishëm ndërtimi i një skuadre me elementë përcaktues sepse ‘’ Topchinjtë ‘’ janë një skuadër me shumë histori .
Ndër pozicionet më të luhatur tek të besuarit e Mikel Artetas është sulmi i cili nuk ka rezultuar edhe aq produktiv ,fakt që konfirmohet lehtë me pozicionin në renditje dhe sipas ‘’ The Athletic ‘’ janë vënë në ndjekje të Alexander Isak . 21 vjeçari është një ndër kërkesat e trainerit Mikel Arteta ndaj drejtorit sportiv Edu falë shpërthimit në sezonin e kaluar por do të kenë shumë punë sepse suedezi pretendohet edhe nga Barcelona dhe Roma .
Në të kaluarën Real Sociedadi firmosi një marrëveshje me Borussia Dortmundin me opsionin e riblerjes së Alexander Isak . Në rast se ‘’ Verdhezinjtë ‘’ nuk do të kërkojnë rikthimin e tij në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ të ashtuquajturit ‘’ Txiuriurdinët ‘’ kanë përcaktuar vlerën e prishjes së kontratës e cila kap 70 milionë eurot , për të qenë në gatishmëri të çdo ekipi që kërkon ta bëjë pjesë të tij .
Sezoni për shtatlartin nga Solna është finalizuar me 17 gola dhe dy asiste në 44 ndeshje , por gjithashtu ka theksuar një progres të dukshëm në aspektin e përgjithshëm duke e bërë figurën e tij edhe më tërheqëse .
Me këto statistika të arritura tendenca është që Alexander Isak të bëjë shumë shpejt hapin e ëndërruar në karrierë , që do ti shërbente për ti ngritur edhe më tepër vlerat të cilat demostrojnë se është një lojtar me shumë të ardhme .



