
Vllaznia e ka mbyllur në avantazh të dy golave pjesën e parë ndaj Teutës.
Heroi i shkodranëve në 45 minutat e para, ishte Bekim Balaj. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të me një gol me kokë.
Në minutën e 42-të, Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat në “Loro Boriçi”.



