Shorti i Champions League, tekniku i Barcelonës e kishte parashikuar kundërshtarin më herët

Shorti i Champions League, tekniku i Barcelonës e kishte parashikuar kundërshtarin më herët

Pas shortit të hedhur të Champions League, Barcelona e kishte parashikuar 6 ditë më parë se kush ishte kundërshtari. Ishte tekniku katalanas Luis Enrique i cili deklaroi i pari se me cilën skuadër do të përballej skuadra e tij dhe ishte klubi katalanas ka publikuar sot “provat”.

Pasi Barcelona mbylli ndeshjet e saj në grupin e Ligës së Kampioneve, duke u kualifikuar si e para, trajneri u pyet në konferencë për shtyp se kush mendonte se do të ishte rivali i radhës. “Nuk do të jetë një short i komplikuar. Do të na vihet përballë ekipi i dytë më i vështirë ose ai që ka më shumë pikë nga skuadrat e vendit të dytë. Kaq”, tha Enrike duke qeshur para gazetarëve.

Duke llogaritur se skuadra më e fortë e vazos së dytë cilësohej Bajern Mynih, PSG mund të klasifikohet si e dyta më e fortë, pasi kishte arritur 12 pikë, po aq sa bavarezët në grup. Ndaj kur goglat e shortit kanë nxjerrë PSG si kundërshtare të Barcelonës, parashikimi i Luis Enrikes u plotësua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy