Brahim Diaz, objektiv i Bayer Leverkusenit

Brahim Diaz, objektiv i Bayer Leverkusenit

  Largimi i Florian Wirtz tek Liverpooli natyrisht nënkupton një humbje për Bayer Leverkusenin dhe drejtuesit s’kanë humbur aspak kohë por janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvëndësues. 

Brahim Diaz e ka tërhequr vëmëndjen e trainerit Erik Ten Hag, i cili në sezonin e shkuar u paraqit shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë të tij. 

Në lidhje me spanjollin duhet thënë se ka ditur të adaptohet pa probleme në disa pozicione të repartit të avancuar dhe është i duhuri për lojën që zhvillojnë ‘’ Aspirinat ‘’. 

Sigurisht një transferim në ‘’ BayArena ‘’ konsiderohet një destinacion atraktiv, pasi është një ekip që ka ndryshuar totalisht nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe duhet parë nëse do ta vijojnë të njëjtën rrugë me ishi-n e Manchester United në stol. 

Nuk do të jetë aspak e lehtë por presidenca e lideruar nga Fernando Carro beson fuqimisht se mund ta arrijë objektivin. 

Ishi i Milanit u aktivizua në sezonin e shkuar në 52 sfida, shënoi 6 gola dhe kontriboi me 7 asiste për shokët e tij, i cili mund ta vijojë karrierën në Bundesligë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy