
Pas shumë e shumë zhvillimesh Bayern Munchen e ka arritur objektivin për pankinën . Bavarezët kanë nënshkruar me Julian Nagelsmann për shifrën e 25 milionë eurove kundrejt një kontrate që do ta mbajë të lidhur me ‘’ Allianz Arenan ‘’ deri në 2026-tën. Eksperienca e shkëlqyer me Leipzigun ku për hir të së vertetës ka provuar shijen e të qënit në Uefa Champions League gjatë kohës i ka dhënë impulse pozitive të ardhmes e cila është konkretizuar me kalimin tek gjigandët e Gjermanisë dhe njëkohësisht Europës.
Me vetëm 33 vite mbi supe ishi i Hoffenhaimit e ka pozicionuar veten ndër trainerët më të mirë në kontinentin e vjetër dhe ka luftuar dhëmbë për dhëmbë me skuadrën aktuale të tij për fitimin e kampionatit .
Furia e madhe e Bayern Munchen në lidhje me fitimin e trofeve me siguri do të shtohet në të ardhmen sepse Adn e tyre nuk lë vend për gabime . Një aspekt tjetër është se të qënit në në krye të një skuadre të tillë do ti japë shansin e artë Julian Nagelsmannit për ti rritur kreditet e suksesit si në anën kolektive ashtu edhe në atë personale sepse kjo skuadër gjithmonë e ka mbyllur sezonin me trofe .



