
Peshëngritësi Daniel Godelli nuk ecur nën ritmin e Briken Caljes i cili dje fitoi tre medalje të arta.
Në kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, ai e ka mbyllur në mënyrën më të keqe garën.
Peshëngritësi shqiptar është tërhequr nga gara pas dështimit në stilin e shkëputjes, duke mos e ngritur asnjëherë shtangën.
Pas 3 tentativave të dështuara në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ka ndjerë dhimbje në krahun e tij të majtë, çka ia ka bërë të pamundur vijimin e garës në stilin e shtytjes.



