Atletico i ve kusht Diego Simeones

Atletico i ve kusht Diego Simeones

Humbja e  Atleticos në ‘’ San Mames ‘’ në fundjavë e ka bërë përsëri protagonist Diego Simeonen i cili rrezikon qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .

Drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë preferuar ta marrin shtruar këtë çështje duke i vënë si kusht ‘’ El Cholos ‘’ pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm , kompeticion në të cilin  djemtë e tij s’duhet të mungojnë .

Javët e fundit të La Ligas  konsiderohen një finale për Atleticon , skuadër që aktualisht e ka të siguruar pjesëmarrjen por s’duhet ti rrëshkasi këmba në katër sfidat e mbetura kundër Real Madridit , Elches ,  Sevillas dhe në fund në ‘’ Reale Arena ‘’ ku pritës do të jetë Real Sociedadi. 

Kontrata e argjentinasit është e vlefshme deri në 2024-tën dhe sipas ‘ Cadena Cope ‘ ekziston një klauzolë që e detyron të rinegociojë me Atleticon kundrejt reduktimit të përfitimit. 

Kalendari është tejet i vështirë por  ‘’ Los Rojiblancos ‘’  e kanë treguar në kohë të vështira se mund të befasojnë çdo rival dhe sidomos tani që në lojë është hyrja apo jo në Champions League , të cilën para disa vitesh Atletico Madridi as që e diskutonte duke arritur madje në dy finale.

Pa dyshim që Diego Simeone konsiderohet si traineri më i mirë në historinë e këtij klubi por objektivat në këtë sezon i kanë shpëtuar dhe pjesëmarrja në Champions është e domosdoshme pavarësisht se në ndeshjet e mbetura nuk mund të përjashtohen surprizat .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy