
Java e 20-të e Superiores, do të luhet në dy ditë.
Të premten e 19 janarit, Kukësi pret në shtëpi kryesuesit e Egnatias, sfidë e planifikuar të luhet në orën 13:30.
Në orën 17:00, do të luhet një supersfidë, siç është ajo mes Teutën dhe Tiranës në stadiumin “Niko Dovana”.
Tre ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë. Erzeni përballet me Vllazninë në orën 13:30, ndërsa në 17:00, do të luhen dy sfidat e tjera, Partizani-Laçi dhe Skënderbeu-Dinamo City.



