
Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, Abissnet Superiore do të rikthehet të dielën, me ndeshjet për javën e 18-të.
E diela rezervon dy përballje interesante. Padyshim vëmendja më e madhe është te sfida mes Tiranës dhe Kukësit. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, në sfidën që starton në 16:45. 3 ore më herët, në fushë zbresin Kastrioti dhe Vllaznia, që përballen mes tyre në stadiumin e Kamzës.
Të hënën luhen 3 ndeshjet e radhës, ku fillimisht në 13:45, luajnë Laçi dhe Partizani, një sfidë ku nuk ka favoritë. Në të njëjtën orë luhet edhe Egnatia-Dinamo.
Pas 3 orësh, në Korçë, Skënderbeu, pas Kupës, pret sërish Teutën, ku këtë herë do të kërkohet hakmarrja.
E diel
Kastrioti-Vllaznia Ora:13:45
Tirana-Kukësi Ora 16:45
E hënë
Laçi-Partizani Ora: 13:45
Egnatia-Dinamo Ora: 13:45
Skënderbeu-Teuta Ora:16:45



