Vrioni dhe Cikalleshi gjejnë rrugën e rrjetës, Xhaka shënon në humbjen ndaj Chelsea (VIDEO)

Vrioni dhe Cikalleshi gjejnë rrugën e rrjetës, Xhaka shënon në humbjen ndaj Chelsea (VIDEO)

Kjo e sotmja mund të quhet si ditë pozitive për disa prej lojtarëve shqiptarë. Mesfushori Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës me Arsenalin. Shqiptari shënoi në minutën e 69-të me kokë, por goli i tij nuk mjaftoi, pasi në fund Chelsea triumfoi 1-2 në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “Emirates”.

Golin sot ka gjetur edhe Giacomo Vrioni. Sulmuesi i Kombëtares, shënoi me fanellën e skuadrës austriake të Tirol. Vrioni i dha avantazhin skuadrës së tij në kampionat ndaj Austria Vienna, duke kthyer në gol një 11-metërsh në minutën e 45+3’.

Një tjetër sulmues i Kombëtares ka shkëlqyer sot. Sokol Cikalleshi ka tundur rrjetën me Konyaspor. Kavajasi shënoi në limite, më saktë në minutën 90+2’, duke i dhënë fitoren 1-0 Konyaspor ndaj skuadrës tjetër turke të Antalyaspor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy