Rama: Partizani më i fortë se sezoni i kaluar, me Dajën nuk ramë dakord në merkato

Rama: Partizani më i fortë se sezoni i kaluar, me Dajën nuk ramë dakord në merkato

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka zbuluar se të kuqtë do të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të marrë një sulmues, duke thënë se problemi deri tani ka qenë në ofensivë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Rama theksoi se janë të vërteta zërat se i ka sugjeruar lojtarë trajnerit Ilir Daja dhe ky i fundit i ka refuzuar. Më tej, ai tha gjithashtu se Partizani i këtij sezoni është më i mirë se ai i sezonit të kaluar, duke shtuar se nga skuadra e edicionit të kaluar, mungojnë Jasir Asani dhe Jurgen Bardhi.

“Ne që përpara se të fillonte merkato, u munduam të identifikonim lojtarët që do të na duheshin. Ishim në bisedime dhe me lojtarët që kishim, të cilët u rritën shumë te Partizani dhe kishin oferta tunduese. Mendoj se jemi plotësuar mirë në mbrojtje po ashtu edhe në mesfushë. Në sulm kemi nevojë. Jo vetëm për titullarët, por edhe për alternativa. Menduam se me Malën dhe Filipovic plotësuam gjithçka. Megjithatë Mala për pjesën e parë luajti i tërhequr. Nuk është ende në nivelin që është si lojtar, por po rritet shumë. Ne na duhet të përforcohemi në sulm dhe alternativa.

Unë dhe bashkëpunëtorët shikojmë shumë lojtarë, ia tregojmë trajnerit dhe ai i shikon nëse përshtaten. Ka qenë e vërtetë që nuk kemi gjetur dakordësinë për elementë të ndryshëm në merkato, me trajnerin Daja. Ne jemi të bindur se Junior është lojtar shumë i mirë për kampionatin. Cara dhe Mala janë dy lojtarë krahu shumë të mirë. Por ai sulmuesi pykë, nuk është në preferencat e lojës sonë. Mund ta afrojmë një lojtar të tillë, si alternativë. Ne po përqendrohemi te gjetja e një lojtari që të jetë maja e sulmit. Nëse ne marrim një numër 9, Junior mund të luajë si sulmues i dytë ose në krahë. Procesi është i tillë, që ti kërkon dhe të vijnë. Mund të vijë edhe një sulmues krahu ose mesfushor.

Nuk përjashtohet asgjë. Janari është shumë i vështirë për të gjetur emra. Nëse merr një lojtar që e ndjen fanellën dhe e di kampionatin, është një vlerë e shtuar. Nuk kam pasur ndonjë kontakt për rikthimin e ndonjë lojtari. Një lojtar si Jasir Asani të mungon gjithmonë. E kishim vjet, sivjet na mungon. Unë them që ekipi i këtij viti është më i fortë se ai i sezonit të kaluar, në letër.

Ka ardhur Musta, Marku, Rrapaj, Kacce, është Damcevski, Saliu, Sota. Për mua Bardhi duhet të vazhdonte të ishte pjesë e Partizanit, pasi u rrit shumë në atë pozicion. Kmapionati është shumë i gjatë, asnjë nga afrimet nuk ka dhënë më të mirën. Jemi përmirësuar, i japim mundësi Carës. Cardoso në planet e trajnerit ishte titullar, por u dëmtua. Në planet tona ka qenë Cardoso, Junior, Cara në sulm, siç u luajt në Europë.

Dy lojtarët për të cilët vuajmë shumë, janë Jasir Asani dhe Jurgen Bardhi. Bitri i jepte zemër ekipit, por nuk çalojmë në atë pozicion. Asnjë ofertë te Partizani nuk ka ardhur për }inarin, Bardhin dhe Bitrin. E vetmja ofertë ishte 30 mijë euro për Asanin ishte nga Kuvajti në Kategorinë e Dytë dhe e ndala unë. Lojtarët nga Shqipëria nëse kalojnë moshën 21 vjeç, është shumë e vështirë t’i shesës. Nuk është se ne kishim oferta dhe i refuzuam.

Ka një problem me golat e pësuar, sepse nga ato 10 të pësuar, 5 janë të dhuruar. Nuk mund të ndodhë që të dhurohen 5-6 gola në një fazë.

Stadiumi? Ka ardhur edhe tapeti, mendoj se me rifillimin e kampionatit do të luajmë në stadiumin tonë.

E kemi marrë Dajën, për një rrugëtim dhe planifikim të gjatë. Janë bërë gabime në planifikim edhe sezonin e kaluar. Jemi të bindur se ekipi do i përgjigjet. Partizani duhet të vepronte si klub i madh dhe ashtu bëmë. Kemi folur me njëri-tjetrin, me lojtarët, me të gjithë dhe jemi të bindur se gjërat do të kthehen për mirë. Kemi marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Qëndron një barazim me Laçin me atë lojë. Do doja që ndeshja me Skënderbeun të ishte më e dominuar nga ne. Donim të shkonim në Shkodër me moral më të lartë. Fitoret e vuajtura të shijojnë më shumë. Ndaj Vllaznisë nuk është çështje revanshi. Është një kundërshtar i fushës.

Mendimi për t’u larguar nuk ka lidhje me Partizanin, por ka lidhje me çështjen e mbarëvajtjes së punës në përgjithësi. Kur ti je i pranishëm në përditshmërinë e punës dhe shikon punën dhe shikon që nuk marrin në fushë atë që meritojnë, ti duhet të dalësh në mbrojtje dhe të vesh gjoksin para. Kjo ndonjëherë është e duhur, por nuk dua asnjëherë që gjithçka bëj të më nxjerrë.

Marrëdhënia me tifozët? Ata me të drejtë kërkojnë që Partizanit të jetë aty ku dëshirojnë, Edhe ata kanë të drejtën e tyre të kenë pretendime. Ne duhet të bëjmë të lumtur tifozët e Partizanit. Unë kam një merak timin, që ne nuk po shikojmë tifozë në stadiume, ashtu siç duhet të jetë. Nuk e di se çfarë gjëra të tjera kanë si ‘Big Borther’ apo ‘Perputhen’, që nuk vijnë. Për ne është luks të vijnë të shikojnë ndeshjet.

TV ka ndeshje të ekipeve të kampionateve të mëdha, por një ndeshje e shijuar live nuk ka çmim. Sa më shumë tifozë të ketë, aq më shumë të ardhura ka për klubet.”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy