
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se shpreson që skuadra e tij të vazhdojë me këtë formë, për të shkuar te titulli kampion.
Shehi foli edhe për një dënim të mundshëm të UEFA-s, në drejtim të Shqipërisë, për problemet me zgjedhjet në FSHF.
Në fazën e tretë deri tani kemi marrë 19 pikë, në dy fazat e tjera kemi marrë nga 20 pikë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, deri sa matematika të na shpallë kampionë.
Dënim nga UEFA? Ne kërkojmë t’ia hedhim bombën vendin tonë vetë. Nuk kemi qenë kurrë jashtë Europës. Po e vërtetojmë se për inatin ndaj personi, do të shkatërrojmë gjithçka. Duhet t’i vendosin gishtin kokës dhe të tërhiqen ata që po na dërgojnë deri këtu.



