Fran Garcia drejt Bundesligës

Fran Garcia drejt Bundesligës

Transferimi i Alphonso Davies në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe qëndrimi i Ferland Mendy-s mendohet se do t’ia vërë pikën eksperiencës së Fran Garcias me Real Madridin.

Parashikohet se mbrojtësi nuk do të ketë shumë hapësira, për të cilin është futur në garë Borussia Dormundi.

Gjermanët po e analizojnë 24 vjeçarin prej kohësh, një lojtar shumë efektiv, i cili mund ta provojë veten në Bundesligë në një të ardhme të afërt.

Largimi i ishi-t të Rayo Vallecanos mund ti shërbejë ‘’ Galaktikëve ‘’ për të mbushur arkat, të cilët do të bëjnë një investim të konsiderueshëm gjatë merkatos së verës.

Ndoshta aventura e mundshme në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ tek një ekip cilësor si ‘’ Verdhezinjtë ‘’ do të jetë një provë shumë e rëndësishme për karrierën e Fran Garcias, pas asaj me një ndër ekipet më të suksesshëm të botës si kryeqytetasit.

Nxënësi i Carlo Ancelottit i ka treguar vlerat edhe përpara disa sezoneve tek Real Madridi dhe në aktualin është aktivizuar në 24 sfida dhe i ka shërbyer shokëve të skuadrës me 5 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy