
Ndërkohë që të gjitha skuadrat, po mendojnë për përforcimet në merkaton e janarit, te Kukësi merkato ka nisur me largime.
Klubi verilindor ka njoftuar së fundmi mbylljen e bashkëpunimit me tre lojtarë. Bëhet fjalë për futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukëu dhe Jorgo Meksi.
Në njoftimin e klubit, thuhet se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Kukësi njofton se futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukwu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e klubit tonë.
Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre.



