
Perlat në tokën e premtuar sa vinë e shtohen me kalimin e kohës.
Shumë ekipe , në të shumtat e rasteve të dorës së dytë kanë fatin e patjes në dispozicion talentë të cilët me shumë punë dhe përkushtim janë drejt arritjes së majave .
Në këtë rast bëhet fjalë për Jeremy Dokun i cili kaloi nga Anderlecht tek Rennes në merkaton e 2020-tës dhe që prej atij momenti po shkëlqen në fushën e lojës.
Vlera e kartonit aktualisht arrin 20 milionë eurot por francezët natyrisht do të tentojnë të përfitojnë në maksimum duke ditur që për 20 vjeçarin tashmë janë 5 ekipe të interesuara .
Liverpooli i Jurgen Klopp po mundohet prej kohësh të fuqizohet për tu rikthyer tek sukseset që mungojnë prej vitesh në ‘’ Anfield Road ‘’.
Për fitimin e Premier Leagues dhe shkruajtjes përsëri të historisë në Europë , anglezët duhet të japin maksimumin në çdo merkato .
Edhe rivalët e Chelseas do të tentojnë ta rrëmbejnë perlën belge dhe tanimë është ndezur drita jeshile nga manjati Todd Boehly për të qenë gati për pjesën më vendimtare të sezonit. Nuk mungon as Arsenali i Mikel Artetas .
‘’ Topchinjtë ‘’ kanë ndryshuar totalisht në krahasim me sezonet e fundit dhe përpos merkatos , për spanjollin është shumë i rëndësishëm rinovimi me lojtarët kyçë të skemave të tij .
As nga Scudetto nuk mungojnë pretendentët dhe Napoli është një ndër to .
‘’ Il Partenopei ‘’ po zhvillojnë një fillim sezoni mbresëlënës , aktualisht kryesues në kampionat.
Mënyra e lojës së Jeremy Dokut përshtatet me idetë e Luciano Spalletit , trainer me shumë eksperiencë në një ndër pesë ligat më të forta të Europës.
Lista përfundon me ish rekordmenët e Italisë , Juventusin . Çuditërisht nxënësit e Massimiliano Allegrit po zhvillojnë një sezon për tu harruar dhe praktikisht i kanë thënë lamtumirë Champions Leagues.
Nëse rikthehemi në retrospektivë , torinezët as që e kanë diskutuar ndonjëherë kualifikimin në grupe por tre humbje kanë konfirmuar krizën e tyre .
Nuk mungojnë as emra të tjerë në listën e gjatë por gjithsesi Jeremy Doku po monitorohet me kujdes nga drejtuesit e juventinëve .



