Paris St Germain , sulm për Osmihen

Paris St Germain , sulm për Osmihen

Largimi i mundshëm i Kylian Mbappe nga ‘’ Parque de Prince ‘’ tanimë e ka vënë në lëvizje drejtorin sportiv të Paris St Germain Luis Campos për arritjen e akordit me Victor Osmihen. Nigeriani pëlqehet nga Luis Enrique , i cili sapo ka marrë drejtimin e francezëve . 23 vjeçari fitoi Scudetton me Napolin , skuadër që nuk e fitonte prej tre dekadash, i cili është shëndërruar në një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të Europës. Mirëpo Aurelio Di Laurentis, numri një i ‘’ Il Partenopei ‘’ është i vetëdijshëm për rëndësinë e afrikanit tek italianët dhe pretendon më tepër se 100 milionë euro për largimin e golashënuesit. Presidenti Nasser Al Khelaifi ka përgatitur çekun prej 120 milionë eurosh për ta transferuar Victor Osmihen në kryeqytetin francez por fillimisht duhet të mposhtin Chelsean dhe Manchester City-n. Si në çdo merkato gara për lojtarët cilësorë ka rezultuar shumë e ashpër dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë me nxënësin e Luciano Spalletit. Objektivi prej vitesh i presidentit nga Katari është fitimi i Champions Leagues dhe me ishi-n e Barcelonës në stol , Paris St Germain do të ketë përsëri një mundësi për ta thyer akullin , trainer që e fitoi në të shkuarën me ‘’ Los Cules ‘’. Shtatlarti nga Lagos e përfundoi sezonin e kaluar me 31 gola në 39 sfida , një statistikë për tu marrë në konsideratë dhe që njëkohësisht e shëndërron në një rrezik konstant për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy