Shtohen pretendentët për Pjanic

Shtohen pretendentët për Pjanic

   Një ndër problematikat më të mëdha të Barcelonës në këtë merkato verore është e ardhmja e Miralem Pjanic . Boshnjaku mbetet një ndër të padëshiruarit e Ronald Koeman dhe katalanasit kërkojnë me çdo kusht që ta largojnë nga ‘’ Camp Nou ‘’ .  E kaluara brilante në Serinë A sidomos me Juventusin është një indikator se e ardhmja e  31 vjeçarit mund të jetë pikërisht në këtë kampionat .

Kohët e fundit është përfolur për një rikthim të mundshëm në ‘’ Allianz Stadium ‘’ për arsye se preferohet nga Massimiliano Allegri por  gjatë kohës Milani është përfshirë në luftë për të marrë shërbimet e  mesfushorit .  

Por kjo histori nuk mbetet me kaq sepse  orët e fundit është shfaqur një tjetër destinacion i mundshëm për të rikuperuar  nivelin e duhur . Flitet për  Fiorentinën, skuadër që e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe pista Miralem Pjanic vlerësohet shumë nga traineri  Guiseppe Iachini . Objektivi i ‘’ Vjollcëve ‘’ është rikuperimi i vlerave të dikurshme dhe pjesëmarrja përsëri në kompeticionet europiane .  

Megjithatë për të shkuar drejt kësaj rruge  , skemave të italianit i nevojiten lojtarë cilësorë të cilët për më tepër e njohin shumë mirë Serinë A .

Duke ndjekur këtë llogjikë Fiorentina do të ketë një luftë të ashpër përpara me dy gjigandët e Calcios si Juventusi dhe Milani por ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara gjithçka mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim. 30 ndeshjet e zhvilluara me Barcelonën i kanë lënë për të kuptuar Miralem Pjanic se duhet menjëherë të fillojë një eksperiencë të re dhe kandidatët janë me të vërtetë interesantë dhe ofrojnë shanse për arritjen e objektivave .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy