West Hami i vë çmimin Declan Rice

West Hami i vë çmimin Declan Rice

  Prej shumë kohësh Declan Rice vijon të konsiderohet një ndër mesfushorët më të mirë të Premier Leagues .

Ky fakt e ka avantazhuar anglezin sepse shumë ekipe të njohura kanë shpallur kandidaturën për ta afruar në gjirin e tyre .

Drejtuesit e West Hamit në njëfarë mënyre janë të vetëdijshëm se do ta humbasin herët a vonë 23 vjeçarin dhe konkretisht Chelsea me Liverpoolin do të përballen edhe një herë për perlën e londinezëve . 

‘’ The Hammers ‘’ i kanë bërë llogaritë për të dalë maksimalisht të fituar në këtë histori dhe kërkojnë 100 milionë euro për largimin e Declan Rice.

Me kalimin e ndeshjeve talenti nga Londra po e rikonfirmon se është një lojtar për tu marrë seriozisht në konsideratë dhe nëse oferta do ti përmbushë pritshmëritë e West Hamit, skocezi David Moyes mund të humbasë një pilar të 11-shes .

Fatkeqësisht ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk mundën t’ia rrëmbejnë këtë element cilësor rivalëve të tyre por prezencat e shkëlqyera në fushën e lojës nuk i lënë rrugë tjetër ekipeve të interesuara veçse të shtojnë intensitetin në funksion të arritjes së këtij akordi sepse realisht Declan Rice e meriton të nisë një eksperiencë tek një ekip i elitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy