Të shtunën nis kampionati i femrave, 5 sfidat e javës së parë

Të shtunën nis kampionati i femrave, 5 sfidat e javës së parë

Këtë të shtunë do të ngrejë siparin për edicionin e 13-të futbollistik, kampionatioo kombëtar i femrave. Ditën e shtunë do të zhvillohen 2 ndeshje, ndërsa të dielën do të zhvillohen 3 ndeshjet e tjera.

Janë 11 skuadra që do të marrin pjesë në këtë edicion të kampionatit të femrave. Gjithçka do të nisë të shtunën, me derbin e kryeqytetit Kinostudio-Tirana që do të jetë ndeshja hapëse e këtij sezoni të ri, që do të luhet në kryeqytet, duke nisur nga ora 11:00. Ndërkaq, ditën e shtunë do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera.

Në ora 12:00, në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” do të zhvillohet sfida Apolonia-Partizani, një sfidë jo e lehtë për të dyja ekipet, që në sezonin 2020-2021 bënë paraqitje të mira. Drejt Shkodrës do të udhëtojnë korçaret e Skënderbeut, që do të luajnë kundër ekipit Atletik Club, emri i ri i ekipit të AAS-së. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin verior duke nisur nga ora 14:00.

Dy sfidat e tjera do të zhvillohen ditën e diel. Në stadiumin “Roza Haxhiu”, ekipi i Lushnjes do të presë durrsaket e Teutës, me ndeshjen që nis në ora 11:00, teksa në Shkodër, tetë herë kampionet e vendit, Vllaznia do të luajë derbin e parë kundër KF Murlanit, emri i ri i ekipit të Juban Danjës, duke nisur nga ora 14:00. Ekipi i Tirana AS do të jetë pushim në këtë javë të parë, duke qenë se kampionati përbëhet nga 11 skuadra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy