Ditë prezantimesh te Partizani, firmos sulmuesi që ka dalë nga Akademia e PSG

Ditë prezantimesh te Partizani, firmos sulmuesi që ka dalë nga Akademia e PSG

Pas Alfred Mensah, Partizani ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër sulmuesi. Bëhet fjalë për Endri Çelaj, i cili vjen nga të rinjtë e skuadrës sllovene, Maribor.

18-vjeçari ka nisur karrierën si futbollistë në Akademinë e PSG, për të vazhduar më pas me të rinjtë e Hellas Verona dhe së fundmi me Maribor.

Një afrim i rëndësishëm për të kuqtë, me sulmuesin që premton për të tashmen dhe për të ardhmen.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Endri Çelaj do të jetë pjesë e Partizanit për dy sezonet e ardhshme. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 18 vjeçar i cili i bashkohet të kuqve pas eksperiencës së fundit në Slloveni me ekipin e Maribor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy