
Momenti i shkëlqyer i Bayern Munchen në aspektin e përgjithshëm ka si aleat kryesor rezultatet që e kanë shëndërruar në një rival të papërballueshëm në Bundesligë dhe Champions League .
Përpos këtij fakti kokëfortë , mendja nuk i ndahet nga merkatoja sepse përforcimet do të jenë pjesë e sukseseve të mëtejshme , me kryefjalë kompeticionin më prestigjoz europian .
Mbrojtja nuk ka rezultuar edhe aq bindëse pavarësisht atmosferës në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe perla e Ajaxit Noussair Mazroui është bërë pjesë e planeve të Julian Nagelsmann .
Shpirti i garës së gjermanit është një element që ia lartëson figurën dhe sipas ‘ Sport 1’ drejtuesit bavarezë ofrojnë diçka më shumë se 10 milionë euro për 24 vjeçarin .
Hollandezët kanë rezultuar një destinacion i preferuar nga Bayern Munchen që po insiston edhe për Ryan Gravenberch, një perlë e dalë nga akademia e Ajaxit i cili e përfundon kontratën në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ në 2023-shin dhe kryeqytetasit do të jenë përpara një mundësie ideale për fuqizimin e arkave gjatë verës.
Sipas ‘ De Telegraff ‘ , gjigandi i Bavarisë ka destinuar 25 milionë euro për mesfushorin që pretendohet edhe nga Barcelona , lëvizje e menduar për të zëvëndësuar Corentin Tolisson që me shumë gjasa do ti japë lamtumirën Mynihut në përfundimin e sezonit.
Kësaj historie besohet se do ti bashkohen edhe Marc Roca me Marcel Sabitzer dhe drejtuesit respektivë e konsiderojnë të domosdoshëm reagimin e menjëhershëm për të mos krijuar ndonjë situatë shqetësuese e cila do të rezultojë në disfavor të Bayern Munchen.



