Majer, opsion për Interin

Majer, opsion për Interin

 Pavarësisht momentit të mrekullueshëm që po kalon në Serinë A dhe në Champions League , Interi po përgatitet për  merkaton e cila konsiderohet si burimi i sukseseve në vijimësi .

Një ndër temat me pikante që po shqyrtohet nga drejtori sportiv Beppe Marotta dhe bashkpunëtori Piero Ausilio është  rinovimi me Marcelo Brozovic i cili është kyç për Simone Inzaghin .

Pretendimet e larta të kroatit mbeten të paluhatura  dhe ky fakt ka gjeneruar vështirësi brenda mureve të ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ sepse italianët nuk janë në lartësinë e kërkesave të 29 vjeçarit dhe janë treguar të shkathët në përzgjedhjen e një tjetër kandidati për mesfushën  .

Flitet për bashkombasin Lovro Majer që aktivizohet tek  Rennes .  Talenti nga  Zagrebi konsiderohet si ‘’ Modriçi i ri “ nga shumë specialistë  dhe 19 herë kampionët e Scudettos besojnë se mund ti vijë në ndihmë skemave të Simone Inzaghit i cili e ka filluar mirë eksperiencën në Milano , duke i siguruar Interit biletën për në turin e 1/16-tave në Champions League , skuadër që vijon të mbrojë me fanatizëm vendin e dytë në kampionat pas  16 javëve  .

Si shumë talentë të tjerë 23 vjeçari ndiqet edhe nga  Bayern Munich,  Milan dhe Real Madrid , skuadra që janë të gatshme të luftojnë ashpër me Interin për të treguar forcën e karakterit . Mbetet për tu parë se drejtuesit e cilës do ti bëjnë llogaritë siç duhet për Lovro Majer, të cilit besohet se i ka ardhur dita të shijojë në maksimum sakrificat e bëra gjatë karrierës .

Nëse zikaltërit do të kenë fatin  t’ia  vënë në dispozicion Simone Inzaghit, patjetër që ky operacion do të etiketohej ndër më pikantët  e merkatos dhe për ishi-n e Dinamo Zagrebit do të ishte një arritje e madhe .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy