
Hektor Idrizaj është lojtari më i ri. Ndonëse njoftimi nga klub nuk ka ardhur, mbrojtësi ka dalë në stërvitje me korçarët.
Idrizaj vjen nga Teuta, me të cilët e mbylli kontratën pak ditë më parë. 33-vjeçari ishte pjesë e durrsakëve nga viti 2021, me të cilët fitoi edhe titullin kampion.
Ky është një rikthim për Idrizaj te Skënderbeu, pasi ka qenë pjesë e bardhebluqve edhe në sezonin 2016-2017.



