Newcastle, gati oferta për Martial

Newcastle, gati oferta për Martial

 Shpëtimi nga rënia në Championship konsiderohet objektivi primar  i Newcastle në këtë merkato .  Firmosja me Kieran Tripper i ka ndezur shpresat e anglezëve për të vënë gjithçka në vijë dhe drejtuesit respektivë  po mendojnë ofertën në drejtim të Anthony Martial . 

Sulmi është një ndër repartet ku Eddie Howe do të fokusohet  sepse golat  konsiderohen shpëtimi i vetëm për qëndrimin në Premier League .  26 vjeçari është një alternativë shumë cilësore dhe njohja me detaje e kampionatit anglez  konceptohet një avantazh i madh për bardhezinjtë që ëndërrojnë të pushtojnë botën e futbollit. 

Pavarësisht se në aspektin ekonomik traineri anglez mund të rrijë i qetë , duhet të jetë shumë i kujdesshëm në ndeshjet vijuese në gjetjen e taktikave të duhura në varësi të kundërshtarëve të cilat do të jenë determinante për arritjen e objektivave .

Sipas gazetarit Ekrem Onur nuk ka ende një ofertë zyrtare për Anthony Martial por Newcastle ka menduar huazimin e tij për të arritur fillimisht objektivin e më pas do të analizohet opsioni për qëndrimin në ‘’ St James Park ‘’.

Për ishi-n e Monacos edhe Sevilla ka shprehur interes por paraprakisht nëse marrim në konsideratë përfitimin e golashënuesit , Newcastle është pa diskutim  fitues absolut i kësaj gare . 

Eksperienca tek Manchester United vijon ti gjenerojë probleme   Anthony Martialit duke e vënë në pikpyetje të madhe qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ por njëkohësisht  kontributi disa vjeçar me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ i ka rezultuar “ shpëtimtar “  për të ardhmen .

1 gol në 10 ndeshje janë statistika shumë larg vlerave të tij  dhe kjo situatë ka arritur kufinjtë e të papërballueshmes nga drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy