
Flamurtari është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato vere. Vlonjatët do të marrin pjesë në Kategorinë e Parë dhe synimi është ngjitja në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Këtë të enjte, kuqezinjtë prezantuan dy afrime të reja në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ilir Allmuça dhe portierin Stivi Frashëri.

Ky i fundit rikthehet në Shqipëri, pas aventurës me Ballkanin në Kosovë. Sa i përket Allmucës, ai mbylli aventurën me Dinamon dhe do të vazhdojë karrierën në Vlorë.



