Opsionet e Barcelonës për mbrojtjen

Opsionet e Barcelonës për mbrojtjen

 Kandidatët për krahun e djathtë të mbrojtjes së Barcelonës sa vinë e shtohen duke qenë se jemi drejt fundit të sezonit.

Një ndër prioritetet e Xavi Hernandezit ishte  Joao Cancelo dhe presidenti Joan Laporta bashkë me Mateu Alemany-n kanë zhvilluar një mbledhje me agjentin Jorge Mendes por si duket ky objektiv do të jetë shumë i vështirë për tu arrirë.

Arsyeja lidhet me pretendimin e Manchester City-t , e cila e largon Barcelonën nga ky akord.

Megjithatë, drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ do të vijojnë insistimin deri në fund duke qenë se në prapavijë , kryesisht në krahun e djathtë të mbrojtjes problematikat janë të dukshme dhe në listë tanimë është përfshirë edhe Juan Foyth, Diogo Dalot dhe Thomas Meunier , për të cilin sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , kuq e blutë kanë filluar negociatat me Borussia Dortmundin.

Sezoni për Barcelonën nuk ka filluar ashtu siç duhet dhe eleminimi nga grupet e Champions Leagues dhe më pas nga Europa League i bëri më të vetëdijshëm drejtuesit se duhet të ndërhyjnë urgjentisht në merkato gjatë verës për të evituar përsëritjen e historisë në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy