
Newcaslte United e mbylli me 5 transferime merkaton e janarit me objektivin e qartë të qëndrimit në Premier League por ëndërra për tu shëndërruar në një ekip elite impulson drejtuesit ditë pas dite për tu përforcuar .
Bardhezinjtë nuk po mund të dalin nga zona e ftohtë e renditjes e cila e dërgon automatikisht në Championship por natyrisht projekti ambicioz akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe Eddie Howe i ka hedhur sytë tek Darwin Nunez.
Uruguajani ka impresionuar me Benfikën dhe sigurisht anglezi e konsideron një armë më tepër për të përforcuar një ndër pozicionet më problematike të Newcastle-s , skuadër që ka privilegjin e të qënit më e pasura e botës .
Situata e rënduar e detyron sheikun Al Rumayyan ti vërë në dipozicion numrit një të pankinës mbështetjen absolute për të lënë pas periudhën e vështirë dhe pak e nga pak ta marrë veten pasi sezoni është i gjatë dhe deri në fund mund ti shkaktojë buzëqeshje bardhezinjve .
Megjithatë për perlën e gjigandëve të Portugalisë Newcastle do ti masë forcat me Inter , Manchester United dhe Real Madridin por sigurisht me një plus në anën ekonomike dhe një dëshirë të madhe për t’iu rikthyer sukseseve që kanë munguar prej vitesh në ‘’ St James Park ‘’.
Merkatoja e sapopërfunduar gjithashtu la për të kuptuar se jo gjithçka zgjidhet me para por mbeten një element që e lehtëson realizimin e objektivave .
20 gola dhe 2 asiste në 25 ndeshje janë një statistikë e vështirë për tu anashkaluar por kështu siç kanë shkuar gjërat , Newcastle United i nevojiten domosdoshmërisht lojtarë shumë produktivë në metrat e fundit .



