Ndonëse janë në vendin e parë në kampionat, situata te PSG nuk është aspak e qetë. Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, në skuadrën parisienë janë krijuar grupe, me Neymar dhe Messi në njërën anë dhe Mbappe e Hakimi na krahun tjetër.
Gjithashtu thuhet se ka edhe një përplasje mes dy portierëve, Donnarumma dhe Navas, të cilët rivalizojnë për një vend titullari. Gjithccka mes dy portierëve nisi më 1 dhjetor, kur në ndeshjen mes Nice dhe PSG, Navas u fokusua teksa fliste me portierin kundërshtar për sponsorin e dorezave, se ato i mbajnë vetëm portierët më të mirë, ndërkohë që shikonte nga Donnarumma, pasi italiani ka sponsor tjetër.
Pas këtij episodi, marrëdhënia mes dy portierëve nuk ishte e qetë dhe në ditët e fundit u ftoh së tepërmi.
Burimi i sipërpërmendur tregon edhe për raste të tjera, që kanë sjellë pakënaqësi në skuadrën e Pochettino. Fillimisht përmendet pushimi 3 ditor i Icardit në fund të tetorit pas zënkës me Wanda Narës, diçka që nuk la shije të mirë te ekipi.
Flitet edhe për një vonesë të Neymar, për të cilin nuk kishte asnjë sanksion nga klubi. Gjithashtu dy lojtarë të tjerë, vendosën të mos stërviteshin, me pretekstin se ishin të lodhur dhe nuk dëgjuan as trajnerin.
Diçka e ngjashme ndodhi edhe pas ceremonisë së Topit të Artë, kur të nesërmen Messi dhe Paredes nuk u stërvitën me ekipin, ndërsa PSG tha se kishin probleme fizike.



