Reali fokuson Kimpembe

Reali fokuson Kimpembe

 I ndeshur në shumë raste me interesin e Manchester United për Raphael Varane , Real Madridi ka filluar kërkimin  një zëvëndësuesi në rast se  mbrojtësi do ti japë lamtumirën ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.  Kontrata e shtatlartit me ‘’ Galaktikët ‘’  merr fund në 1 korrikun e  2022-shit dhe kryeqytetasit kërkojnë 50 milionë euro për ish kampionin e botës .  Largimi i Sergio Ramos i ka shkaktuar shumë probleme prapavijës së spanjollëve  të cilët ia kanë vënë syrin Presnel Kimpembes . 

Francezi mbetet një pikë referuese për Mauricio Pochettinon por me kalimin e  Sergio Ramos në  ‘’ Parque De Prince ‘’ situata në këtë repart   është vështirësuar dhe zgjidhja e vetme për trainerin argjentinas është rreshtimi me tre mbrojtës dhe në këtë rast do të ishin Kimpembe , Ramos dhe Marquinhos .    Ish kampionët e  Ligue 1 me siguri do ta kundërshtojnë interesin e Real Madridit  sepse  25 vjeçari ka fituar shumë pikë në prapavijën e francezëve  dhe ia bën  Real Madridit misionin gati të pamundur për ta transferuar.

Kjo histori është e ngjashme  me atë të Kylian Mbappes sepse transferimi i mundshëm në Spanjë do të ishte gati i pariparueshëm  për një skuadër që  pretendon suksesin  duke theksuar fort  Champions League që mbetet ëndërra në sirtar  . 

Presnel Kimpembe i ka bërë shumë mirë detyrat në sezonin e shkuar  të cilin e finalizoi me 40 ndeshje dhe me pjesëmarrjen në Europian ku ‘’ Gjelat ‘’ u eleminuan nga Zvicra në fazën e 1/8 -tave .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy