
Pjesa e mbetur e sezonit sigurisht për çdo skuadër do të jetë vendimtare. Atletico Madridi parashikohet një ndër protagonistët në La Liga dhe prej kohësh drejtuesit kanë filluar punën për tu përmirësuar gjatë merkatos së janarit.
Një ndër repartet të cilat nuk e kanë bindur Diego Simeonen është ofensiva dhe për këtë arsye po monitorohet Artem Dovbyk, një element kyç tek Girona.
Dihet rëndësia e golashënuesit tek ‘’ Gironins ‘’ , fakt i cili pa dyshim do ta vështirësojë objektivin e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Në vijimësi pritet një ofertë në adresë të kryesuesve momentalë të La Ligas, një skuadër e cila ka impresionuar çdokënd deri në këtë stad të sezonit.



