Kaos në derbin e shqiptarëve/ Tifozët e Shkupit godasin lojtarin e Shkëndijës, ndërpritet ndeshja dhe dënohen vendasit

Kaos në derbin e shqiptarëve/ Tifozët e Shkupit godasin lojtarin e Shkëndijës, ndërpritet ndeshja dhe dënohen vendasit

Derbi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, mes Shkupit dhe Shkëndijës, është luajtur vetëm pak minuta. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Maqedonisë, u ndërpre pas vetëm 9 minutave lojë.

Tetovarët kaluan në avantazh dhe kjo solli irritimin e tifozëve të Shkupit, ku disa prej tyre kaluan rrethimin dhe u futën në fushë duke goditur një nga lojtarët e Shkëndijës.

Si pasojë e kësaj, ndeshja u ndërpre menjëherë dhe lojtarët u futën në dhomat e zhveshjes. Federata e Futbollit të Maqedonisë, në vendimin e marrë, ka dënuar Shkupin me humbjen e ndeshjes në tavolinë si dhe zhvillimin e ndeshjeve si vendas, në stadium asnjanës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy