
Klubi i Partizanit ka vendosur të paguajë gjobën e Komisionit të Disiplinës dhe ndeshja e nesërme kundër Vllaznisë do të luhet me tifozë duke i mundësuar tifozerisë të jetë presente në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.
Përmes një njoftimi klubi i Partizanit ka publikuar dhe çmimet e biletave duke kërkuar mbështetjen e tifozerisë në këtë momente të vështira.
Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit hyrja në sektorët e Tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas. Biletat për këtë takim tifozët e kuq do të mund ti sigurojn duke filluar nga e pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.



