
Marash Kumbulla pritet të ndryshojë skuadër në ditët e fundit të merkatos dimërore.
Sipas raportimeve në Itali, mbrojtësi nuk është në planet e Romës dhe duhet të gjejë një skuadër të re.
Interesimet për Kumbullën nuk mungojnë, ndërsa bëhet e ditur se tre klube të Serisë A, duan ta afrojnë. Hellas Verona ka nisur kontaktet e para dhe synon ta rikthejë mbrojtësin shqiptar, por në formën e huazimit.
Pëlqim për Kumbullën kanë treguar edhe Genoa me Torinon, ndërsa në Serie B është Cremonese, por vështirë se lojtari pranon të largohet nga elita e futbollit italian.



