Dominim i Italisë në pjesën e parë, Austrinë e shpëton shtylla dhe portieri

Dominim i Italisë në pjesën e parë, Austrinë e shpëton shtylla dhe portieri

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Italisë dhe Austrisë, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian.

Ashtu siç edhe pritej, skuadra e Mancinit është shfaqur dominuese në “Wembley”, duke iu afruar golit në disa raste, por ka qenë e pa fat për të shënuar.

Në minutën e 32-të, Immobile sheh që gjuajtja e tij nga jashtë zone të ndalet nga shtylla, me portierin austriak që dukej i mposhtur duke mos reaguar fare.

Ishte pikërisht ky i fundit, i cili në minutën e 17-të i mohoi golin Barellas, duke larguar topin me këmbë, pas gjuajtjes së mesfushorit italian.

HT: Itali-Austri 0-0

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy