Nuk ka më dyshime, Leandro Paredes, është lojtari më i ri i Juventusit. Marrëveshja, mes dy klubeve, PSG dhe Juventus, ishte arritur prej ditësh dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.
Pas afrimit të Fabian Ruiz nga Napoli, PSG i ka hapur rrugën Paredes për tu transferuar te Juventusi.
Parades kalon në Torino në huazim falas, por e drejta e blerjes mund të kthehet në detyrim blerje në rast të plotësimit të disa kushteve.
Në rast blerje në fund të sezonit, Juventusi duhet të paguajë 22.6 milionë euro për Paredes.



