Chelsea insiston për Neymar

Chelsea insiston për Neymar

Pas investimit prej 600 milionë eurosh në dy merkatot e kaluara , i cili nuk i dha rezultatet e pritura për Chelsean, Todd Boehly vijon të besojë se londinezët do të rikuperojnë shumë shpejt terrenin e humbur në çdo kompeticion pjesëmarrës. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të synojnë transferimin e Neymar Juniorit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , i cili do të ketë shansin për të provuar Premier Leaguen , një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës. Me Mauricio Pochettinon në stol, do të startojë një tjetër histori për anglezët , të cilët fatkeqësisht nuk do të jenë pjesëmarrës në kompeticionet europiane në sezonin vijues, fakt i cili mund të rezultojë i mjaftueshëm për ishi-n e Santosit për ta refuzuar Chelsean . Megjithatë, edhe Manchester United konsiderohet kandidat potencial për të marrë shërbimet e 31 vjeçarit, i cili mund të jetë një ndër transferimet më cilësore gjatë merkatos së verës. Një ekip si Chelsea natyrisht pretendon majat në çdo sezon por s’duhet anashkaluar se surprizat janë pjesë e pandashme në futboll për faktin se konkurrenca në çdo kompeticion ashpërsohet me kalimin e kohës.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy