
Pas eksperiencës me Getafen Mason Greenwood e ka treguar edhe gjatë këtij sezoni tek Marseille se mbetet një lojtar shumë cilësor.
Anglezi ka ditur të përshtatet me shpejtësi edhe në Ligue 1, pas Premier Leagues dhe La Ligas.
19 gola dhe 3 asiste në 32 sfida konsiderohen një kontribut i vlefshëm për ‘’ Los Azulones ‘’, për të cilin tashmë ka nisur ofensivën Liverpooli.
Drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ besojnë se do ta rikthejnë në kampionatin anglez, atje ku filloi të spikasë me Manchester United.

Paraqitjet e 23 vjeçarit e kanë ndihmuar ekipin për të avancuar drejt kompeticioneve europiane dhe në fakt momentalisht renditet me shumë meritë në vendin e dytë në kampionat.
Verën e kaluar Mason Greenwood u transferua nga Getafe në ‘’ Stade Velodrome ‘’ për 26 milionë euro, i cili i ka tejkaluar pritshmëritë.
Ndërkohë, presidenti Tom Werner është i gatshem të ofrojë 75-80 milionë euro për britanikun, sipas disa portaleve të rëndësishëm.
Nëse do t’ia arrijë qëllimit dhe Mason Greenwood do të vendosë për ‘’ Anfield Road ‘’, sigurisht do të rezultonte një ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e Liverpoolit, një ekip i cili ka fituar Premier Leaguen nën drejtimin e Arne Slot në sezonin aktual.



