Newcastle , sfidë Barcelonës për Moukokon

Newcastle , sfidë Barcelonës për Moukokon

30 qershori vijues do të shënojë fundin e eksperiencës së Youssoufa Moukokos në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ .

Për kamerunasin prej një kohe të gjatë lufton Barcelona dhe Chelsea por ashtu siç pritej , listës i është shtuar edhe Newcastle .

‘’ Las Urracas ‘’ deri më tani e kanë arritur objektivin në kampionat por duhet akoma punë nga drejtuesit dhe sipas ‘ As ‘ thuhet se janë shumë afër paraakordit me talentin afrikan.

Nëse bisedimet do të rezultojnë të suksesshme , Youssoufa Moukoko do ti bashkohej anglezëve gjatë merkatos së verës me parametër zero , lojtar i cili deri më tani ka kontribuar tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’ me 6 gola dhe 6 asiste në 22 sfida.

Pa dyshim që Newcastle po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe objektivi i sheikëve është pjesëmarrja në Champions League në të ardhshmin.

Nëse do të jetë kështu , sigurisht ky fakt mund ta bindë Youssoufa Moukokon për të nisur një tjetër aventurë në Premier League , tek klubi më i pasur në botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy